Premtimet e Ragmi Mustafes! Realizimet? (Video)
Një video e postuar më 28 mars 2016, drejtpërdrejt haptas shfaq disa dështime të kryetarit aktual të Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa.
Gjithcka nis me tubimin përmbyllës të vitit 2012 ku kryetari aktual kishte premtuar shumë por sa bëri mund ta shihni në videon e më poshtme që nuk dihet nga kush është bërë.
Ai në vitin 2012 kishte premtuar se do te ndertoje terene sportive, salla të edukatës fizike, shkolla të reja, sigurimi i librave shkollor për të gjithë fëmijët që nga klasa e I-rë gjer në mbarimin e shkollës së mesme, me instalimin e rrjetit të internetit ku edhe qyteti i Preshevës do të ketë wireless, që flamuri kombëtar të valoj lirshëm në teritorin tonë, kishte përmendur dhe ruajtjen e ambientit dhe ekologjin në qytetin e Preshevës, etj.
Arsyeja pse vendosëm që ta publikojmë këtë video është se gati të gjitha fotot në video janë që staffi jonë ndër vite i ka realizuar duke paraqitur gjendjen katastrofale si në shkollë në parkun e qytetit dhe në të gjithë Preshevën.
Kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi Zëri i popullit. Presheva.AL alias Kjo eshte Presheva Jone!