Presheva dhe Bujanoci në dorë të shqiptarëve. Ja qeveria e re Krahinës së Luginës
Alternativat për Ndryshim (APN) dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD) krerët e të cilave subjekte dje nënshkruan një marrëveshje koalicioni të mazhorancës në komunën e Preshevës, kanë zgjedhur për kryetar të komunës Shqiprim Arifin nga APN, kurse për kryetar të kuvendit Ardita Sinanin nga PVD.
Koalicioni mes APN-së dhe PVD-së, nuk mund te thuhet bash se ishte një surprizë, sepse të dyja palët para zgjedhjeve kanë dalur hapur se nuk do të shkojnë në koalicion me Partinë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) ka shkruar agjencia elajemeve “Presheva jonë”.
Sipas të dhënave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alternativa për Ndryshim fitoi 11 vende të këshilltarëve, ndërsa PVD ka marrë 10 këshilltarë, nga 38 ekzistuese në KK të Preshevës.
Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) edhe pse fituese e zgjedhjeve me 14 këshilltarët do të mbetet në opozitë.
Në KK do të Preshevës, do të ketë edhe dy deputetë nga Bashkimi Demokratik i Luginës, lideri i së cilës është dr. Skender Destani, dhe një nga Unoni i Demokratik të Shqiptarëve, lideri i së cilës është Rahmi Zylfiu.
Edhe Bujanoci me kyretar Shaip Kamberin, me pamje te re ne komune dhe kuvend.
Ndryshe nga Presheva me nje kuvend etnikisht te paster me shqiptarë, në Bujanoc përbërja e re e Kuvendit Komunal do te jete nga PVD-UDSH me 12 këshilltarë, PD 10, ndërsa LPD do të përfaqësohet me 4 këshilltarë.
Ne kuvendin e ardhshëm te Bujanocit do te kete ulese edhe per pakica serbe ne këtë komunë, ku lista e koalicionit rreth SNS-së do të ketë 7 këshilltarë, pastaj Grupi i Qytetarëve te Stojança Arsicit me 5 këshilltarë, ndërsa Lista e perbashket serbe (SPS, JS, SPO) do të ketë 2 këshilltarë.
Kështu, në parlamentin e ri lokal në Bujanoc do të kenë 26 këshilltarë shqiptarë, ndërsa serbët do të kenë 14 këshilltarë.