Lajme
Presheva ka hyrë në heshtje zgjedhore, 38 mijë qytetarë të drejtë vote
Prej mesnatës ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 24 prillit që do të mbahen në Preshevë.
Heshtja zgjedhore do zgjasë deri të dielën në mbrëmje, kur do të mbyllen kutitë e votimit, transmeton Presheva.AL
Sipas komisionit komunal zgjedhorë të drejtë vote kanë 38.751 qytetarë të cilët do të mundë të votojnë në 38 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Preshevës.
Heshtja do ta ndërpresë fushatën për zgjedhje parlamentare dhe lokale, që sipas ligjit zgjedhor do të thotë se ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.