PVD me deklarat shpifëse për Gazetën Express
Shoqëria civile Qendra për Hulumtim dhe Monitorim hedh poshtë të gjitha të pavërtetat e ish-deputetit popullor z.Shaip Kamberi dhënë një deklaratë gazetës “Ekspress”, kinse Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi po mbështesin boshnjakët.
Të gjitha deklarimet e z.Shaip Kamberi janë vetëm shpifje dhe spekulime nga ethet e humbjes të votave parlamentare.
Unë Kujtim Sadriu, e njoftoj opinionin se në listën e Muahmer Zukorliqit PËR PAJTIM jam kandidat i mundshëm për deputet. Të gjithë ata që e mbështesin listën e Muamer Zukorliqit do të votojnë për kandidatin shqiptar.
Nuk ka asnjë marrëveshje mes Ragmi Mustafës dhe Nagip Arifit. Këto janë vetëm spekulime dhe shantazhime.
Qytetarët e Luginës janë të lirë për të votuar në zgjedhje parlamentare nga gjitha subjektet, edhe pse disa parti nuk marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Por asnjë nuk ka thirrur për bojkot.
Vetë fakti tregon se me reagime dhe me spekulime nga ana e PVD-së dëshmojnë se unë me një grup njerëzish për katër vite në politikë kam arritur ta sfidoj politikën e PVD-së e cila prej 2008 e deri në 2016 nuk mundi t’i sjellë Preshevës asnjë të mirë.
Për fund dua t’ia kujtoj z. Shaip Kamberi, se me spekulimet dhe me shpifjet e Tij, po e dëshmon politikën e tij të dështuar.
Çfarë subjekti i „madh” jeni Ju, kur nga një individ ju ka hyrë frika në palcë, se do të humbni në zgjedhjet parlamentare dhe tani nuk gjeni dot mënyrë për të etiketuar e shantazhur të gjitha subjektet politike shqiptare. I nderuari Shaip Kamberi, unë arrita të bind popullin për të më votuar me punë duke dëshmuar në vepër siç e dini edhe Ju. Krej për fund edhe një t’ua kujtoj se: A jeni Ju ata të cilët në zgjedhjet e 2012 mbështetët për president „radikalin boshnjak” siç thoni Ju. A thua vallë, a nuk ishte një turp për Ju. Ndaj të gjitha këto deklaratë e juaja janë të turpshme dhe të pa pranueshme. Vota është e lirë dhe qytetarët mund të votojnë për kë të dëshirojnë!