Lajme

QHM: Reagimi i PVD-së i papranueshëm madje edhe i mjerueshëm

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, nga Presheva, konsideron se të gjitha deklaratat e Partisë për Veprim Demokratik, kundër Partisë Demokratike në Bujanoc, në lidhje me Listën e Muamer Zukorliqit “Për Pajtim”, janë shpifje dhe spekulime primitive.

Ne si shoqëri civile e kemi mbështetur Listën e Muamer Zukorliqit “Për Pajtim”. Të gjithë komisionerët, që janë në përbërjen e zgjeruar të kësaj Liste, mbrojnë në radhë të parë interesat shqiptare dhe qytetare.

PVD, në Bujanoc po mundohet të të mbuloj maskarallëkun e vetë me atë thënien “Sulmi është mbrojtja më e mirë”, duke munduar t’i humb gjurmët nga bashkëpunimi i ngushtë me pasardhësit e Slobodan Milosheviqit.

Përpos kësaj anëtarësia e PVD, shihet se si është rreshtuar me komisionerë në listat e Voislav Sheshelit, Rusëve etj, e kujt jo tjetër vetëm e vetëm për të josh votues për 1500 din. Përpos këtyre, PVD, gjithë këtë marifet para disa ditëve u mundua ta mbuloj me Partinë e Sulejman Uglaninit, dhe tani po luan me atë kartën si “dhia – delmes…..”

Reagimi i PVD, është i papranueshëm, madje edhe i mjerueshëm, njofton Qendra për Informim e QHM-së.

Related Articles

Back to top button