Lajme
RD dhe Paritit serbe nuk kalojnë pragun zgjedhor, humbin zgjedhjet
Nga numërimi i votave, PDSH është fituese e zgjedhjeve në Preshevë, ndërsa Rilindja Demokratike (RD) nuk arrin të kalojë pragun zgjedhor.
Sipas këtyre rezultateve të marra nga KKZ, PDSH radhitet e para me 31% apo 5522 vota, APN e dyta me 25% apo 4579 vota, PVD e treta me 23% apo 4088 vota, dhe BDL ka marrë 2 këshilltarë ndërsa UDSH ka arritur vetëm 1 vend në kuvendin komunal të Preshevës, transmeton Presheva.AL
Rilindja Demokratike (RD) nuk ka arritur pragun zgjedhor e shoqëruar nga partit serbe SNS-Koalcioni dhe PUPS dhe kështu bëhen partit që humbën në këto zgjedhje.
Befasi e këtyre zgjedhjeve është Alternativa për Ndryshim e cila për herë të parë garon në zgjedhje e cila ka siguruar 11 vende në Kuvend. Presheva.AL