Lajme
Rezultatet preleminare: PDSH 14, APN 12, PVD 10, UDSH 1, BDL 1
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në komunën e Preshevës, në bazë të rezultateve preleminare kanë votuar rreth 15603 votues, pa u numëruar njësia Svinjishtë e Cakanoc.
Në bazë të këtyre votave preleminare, PDSH ka marrë 5438 vota, Alternativa për ndryshim ka marrë 4573 vota, Partia për Veprim Demokratik 4087 vota, BDL ka marrë 699 vota, Rilindja Demokratike 564 vota dhe UDSh 484 vota.
Duke krahasuar njësitë zgjedhore dhe numrin e këshilltarëve në Kuvend, PDSH do të ketë 14 këshilltarë, Alternativa për Ndryshim 12 këshilltarë, PVD do të ketë 10 këshilltarë ndërsa BDL dhe UDSH me nga 1 këshilltarë.