Lajme

Së shpejti: Denime do të dyfishohen në trafik dhe do të konfiskohen veturat

Denimet për përdorim të telefonit mobil apo mos lidhja e rripit të sigurisë gjatë vozitjes së shpejti do të dyfishohen dhe do të kushtojë 10.000 dinarë.

Këto risi janë paraparë me sygjerimet në propozim ligjin për siguri në trafik që duhet të miratohet pas formimit të qeverisë së re.

Secili SMS apo thirje me telefon, përveç se nuk përdorni bluetooth aparat, do të paguhet shtrejtë. Përdorimi i telefonit mobil rrit deri 4 herë mundësinë e ndonjë aksidenti në trafik, andaj ligji i ri parasheh dyfishim të denimeve.

Përveç kësaj, do të dyfishohen edhe denimet për mos lidhje të rripit të sigurisë.

Ndryshimet në ligj parashohin edhe një risi, dhe kjo është hera e parë që shoferit që ka mbi 2 promila alkool në gjak, do ti konfiskohe vetura përgjithmonë. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button