Lajme
Serbia, mes lindjes dhe perëndimit, dhe gjendja në Luginën e Preshevës (Video)
Serbia voton në 24 prill në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale.
Sondazhet flasin për një fitore të kryeministrit Aleksander Vucic, i cili pas reformimit erdhi si i moderuar, i pranueshëm për Perëndimin, nacionalist, e mbi të gjitha populist brenda.
Por rikthimi pas 13 vitesh i Vojsllav Sheshelit, pafajësia që mori nga Haga dhe thirrjet për integrim me Rusinë, shikohen si sfidë për qeverinë në Beograd.
Ndërkohë shqiptarët e Preshevës janë para së njejtës situatë sa herë ka zgjedhje.
Ata janë të ndarë mes bojkotit dhe pjesëmarrjes, por edhe në garë me njeri-tjetrin.
Gjendja në 3 komunat e Luginës mbetet e vështirë.
Nga Beogradi ka pasur vetëm fjalë boshe, ndaj sytë mbeten nga Shqipëria dhe Kosova.