Opinione

Sfidat e Kuvendit të Bujanocit, ballafaqimi i legjislaturës së 24 prillit 2016

Shkruan: Refik Hasani
Shkruan: Refik Hasani

Komuna e Bujanocit dallohet pasi në Komunën e Medvegjës ishin mbajtur zgjedhjet e parakoshmë më 13 shtator 2015 dhe për Komunë të Preshevës nuk kemi asnjë telalashe as për shumicë të këshilltarëve Komunal, Kryesuesin dhe Kryetarin e Komunës.

Sfidat me të cilat do të ballafaqohet legjislatura nga zgjedhjet lokale e datës  24 prill 2016,për Kuvend të Bujanocit është më rëndësi  mbi të gjitha ruajtja e 30 ulëseve me Këshilltarë Komunal shqiptarë tani sa numëron kuvendi nga 41 Asambleista Komunal . Kjo është një përballje shumë me rëndësi kështu do të  ruhet  edhe Krysuesi dhe Kryetari i Komunës si  shumicë shqiptare . Përveqë ksaj  është shumë më rëndësi edhe ndërtimi i një kualicioni të qëndrueshmë  dhe stabil që do të refletkton një frymë unifikuese.Kjo legjislatur ka obligim ngritjen, shtrimin dhe gjetjen e shumë zgjidhjeve të përgjidhshm të Komunës. Kryetari së bashku me Kryesuesin dhe Këshilltarët Komunal shqiptarë të jen bartës  të miratimi të  një rekomandim-Konkluzioni që do t’ju  drejtohej instancave më të larta të institucioneve Qendrore  të Republikës së Serbisë dhe mekanizmava më të larta të BE-së lidhur me dukurin e fshirjes së qytetarëve të ksaj komune nga librat amzë dhe pasivizimi i adresave të banimit. Ky Kuvend do të duhej të inicojë edhe zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë,Muhoc e Dobrosin . Interes i veqantë  është edhe draft miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë, funksionalizimi zyrës për të zhvendosur dhe shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë. Ndalja e diskriminimit dhe përmisimi i strukturës të punësurave në adiministratën Komunale, kadastër, shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve . Vendosja e shtatores së heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut në qendër të Bujanocit jan sfidat me të cilat nuk është lehtë të përballet kjo legjislaturë.  Komuna e Bujanocit është ndër Komunat kyqe nga tri komunat edhe për ndërtimin e raporteve se çka mundë të bëhetë mbi asociacionin e formuar më 12 shtator 2015,nga këshilltarë komunal shqiptarë  të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kompetencë edhe ingirencë e nivelit lokal të inicoj komunkim,lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe infrastruktura rrugore  pasaqërisht, projektin kapital për Malësin e Bujanocit rreth asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, me buxhet të Komunës.  Gjatë këtij mandati të kësaj legjislatur  do të duhej caktuar  prioritete për ndaljen e zbarzjes së heshtur që është interes jo vetë i ksaj komune por edhe këti Rajoni  për ruajtjen e identitetit individual dhe kelektivë duke mbrojtur vlerat e referenduimi të 1 e 2 marsit 1992 dhe vlertave të luftës së UÇPMB-ës. Domosdoshmëri e kohës dhe sfidë si të caktojn një platform dhe strategji të ndërtuar bashkarisht me Preshevën dhe Medvegjën dhe duke përfaqësuar interesat edhe para instancave të BE-ës.  Pra,  nuk është vetëm ruajtja e 30 ulësve të këshilltarëve Komunal shqiptarë nga 41 sa numron Asambleja e Bujanocit edhe nevoja emergjente e një koordinim dhe harmonizimi së bashku edhe me dy Komunat tjera për  jo vetëm para Tiranës dhe Prishtinës por edhe para Beogradit dhe ndërkombëtarëve të paraqiten drejtë.   Përbërja e ksaj legjislaturë të Bujanocit së bashku edhe me dy Komuna tjara do të duhej të  gjej një zgjidhje të pranueshëme edhe për funksionimin e Këshillit Nacional për shqiptarët , për Trupin Koordinues, për kthimin  e lapidarit të hequr dhunshëm më 20 janar 2013,etj.  Me të drejtë qytetarët e ksaj komune presin regjistrimin  e të dëbuarve dhe zhvendosurve si  dhe organzimi i rexhistrimi të pasurisë personave dhe banesave që është  refuzuar  në vitin 2011.  Për shkakë që Bujanoci kufizohet me Komunën e Kamenicës dhe Gjilanit ka shumë qytetarët të komuniteteit serbë që jan të lajmëruar me banim në  Bujanoc,si të veprohet në këtë rast. Çështja e mungesës së një Spitali regjional,dhe mungesa e një Universiti publikë në gjuhën shqipe  jan sfidat jot ë vogla dhe përballjet që do të duhej të  ngrisin  zërin  dhe përfaqësojnë interesat e shqiptarëve të ksaj Komune.  Në shkrimin autorial para tij hapëm dilem  që Bujanoci mundë të pëson si Medvegja, por të gjithë votuesit të jemi të përgjegjshëm që mos të vij deri këtu.  Në votimet e 6 maj të vitit 2012 nuk mundë të themi që u shtuam, por u arritë që të dalin votuesit në votime dhe u arritë të kenë 30 ulëse nga 41 ulëse sa numron Kuvendi komunal i Bujanocit.

Kjo është sfida që të ruhen së pari këto ulëse e pastaj edhe sfidat tjera po ashtu nuk jan të lehta.

Related Articles

Back to top button