Shënohet dita e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë (Foto)

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë është shënuar sot dita e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi, raporton Presheva.AL
Shkolla “Ibrahim Kelmendi” ka filluar punën para 51 viteve ku dhe ka ndërruar disa objekte, gurëthemeli i objektit të sotshëm është bërë në vitin 1965.
Shkolla njëher kishte emrin “18 nëntor” më pas “15 nëntori” ndërsa nga viti 2008 mban emrin e prof. Ibrahim Kelmendi
Në këtë shkollë vijojnë mësimin 1650 nxënës si dhe 143 punëtor dhe 40 punëtor në administratë si dhe punëtorë ndihmës,
Fjalën përshëndetse e mori drejtoresha e kësaj shkolle Besa Sahiti ku përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti sukseset e nxënësve të kësaj shkolle nëpër gara regjionale dhe republikane transmeton Presheva.AL
Më pas Blenda Latifi moderatorja e këtij eventi lexoi një historik të shkurtër për profesorin e nderuar Ibrahim Kelmendi.
Programi vazhdoi me recitime, muzikë dhe valle të përgatitura nga kori i nxënësve të kësaj shkolle.
Edhe pse ishte një manifestim i denjë është e turpshme që televizionet lokale nuk gjetën kohë ta përcjellin këtë manifestim.
Është interesante se as kryetari i Komunës z.Ragmi Mistafa nuk ishte prezent, ku dihet që kjo është shkolla më e madhe në Serbi ndoshta edhe në trojet shqiptare. Vlersojeni vetë se sa ai i donë nxënësit. Presheva.AL

















