Shqiprim Arifi në Interaktiv, Jemi oferta e vetme për qytetarin e Preshevës (Video)
I ftuar sonte në emisionin Interaktiv ishte Kryetari i subjektit më të ri në Luginë të Preshevës Alternativa për Ndryshim – Shqiprim Arifi.
Ai mes të tjerash ka treguar se nga frika e ndryshimit rrënjësor të diskursit politik, i cili i bën demode partitë e vjetra, ekziston mundësia e lidhjes së koalicioneve të partive më të armiqësuara dy dekadat e fundit (PVD dhe PDSH) për shkak të vazhdimit të ushtrimit të sundimit të mëtejmë të popullatës sonë – theksoi Arifi, transmeton Presheva.AL
APN është duke synyar të marrë pushtetin e vetme për të sjellur ndryshimin e vërtetë në shoqërinë tonë, për të mos u mvarë nga partitë e vjetra – shkaktare kryesore të situatës shumë të vështirë që po mbretron në Luginë.
Intervistën e plotë mund ta shikoni në videon e më poshtme. Presheva.AL