Shtyhet emisioni i paraparë që të mbahet sonte në TV Aldi, përfqësues të PDSH-së dhe RD-së nuk erdhën
Debati politik i paraparë të mbahet sonte në TV Aldi me fillim prej orës 21:00 ku të ftuar ishin përfaqësues të subjekteve politike në Preshevë është anuluar, nëpër mes një njoftimi në faqen zyrtare të TV Aldit përfaqësues të televizionit njoftojnë se emisioni do të mbahet nesër me fillim prej orës 22:00.
E siç mëson Presheva.AL arsyeja e shtyerjes së këti emisioni është se përfaqësuesit e partive simotra PDSH-së dhe RD-së nuk kanë ardhur fare në këtë emision, siç duket pushtetin aktual në Komunën e Preshevës e kan kapur ethet e humbjes së zgjedhjeve, ata po mundohen ti përdorin të gjitha format e shmangies nga ballafaqimi me argumentet, sikur se në terren nuk po ngjan asgjë, mirë po duket se të kota i kanë këto tentativa, sepse më 24 prill populli do të vendosë për fatin e tij, duke ia kthyer dinjitetin vet-vehtes, duke e dënuar regjimin përbuzës qe i solli vetëm kob kësaj popullate të lodhur.
Edhe shikuesit e këtij televizioni janë nda të pa kënaqur nga kjo shtyrje e këtij debati ku madje edhe me komente në rrjetin facebook haptas kan shprehur pakënaqësinë dhe duke akuzuar se televizioni në fjalë se është shitur për interesa të këtij pushteti aktual.
Presheva.AL – Zëri i popullit