Skandal: TV Syri Blue i manipluar dhe i politizuar përfaqëson interesa të caktuara politike (Foto)
Një Televizion kinse i themluar për komunitetin shqiptarë në diasporë në Zvicër dhe madje i shpallur dhe si Syri i diasporës në profilin e vet zyrtar në rrjetin social Facebook haptas fton popullatën e Preshevës që të votohet Xhelal Mehmeti, raporton Presheva.AL
Ky televizion që padyshim se financohet dhe përfaqëson interesa të caktuara politike nuk mund të quhet Syri i diasporës, as edhe informimin më të vogël vëllezërit tanë në diasporë nuk e marin nga ky televizion.
Çfarë mediumi është ky që bënë ndarësi dhe njëanshmëri politike në përkrahje të subjekteve të caktuara?
Ju kujtojmë se ky televizion para publikut të tij ka sqaruar se ky televizion është projekt vullnetar dhe nuk financohet nga ndonjë grup që përfaqëson interesin e caktuar politik, fetar apo shoqërorë dhe është themeluar për komunitetin shqiptarë në diasporë që fillimisht ka filluar të punojë në Zvicër, por sot nuk po na del ashtu siç thonë.
Manipulimet dhe politizimet në mediumet në diasporë apo edhe në vend nuk duhet ti lejojmë, media duhet të jetë e lirë dhe kritike dhe të jetë e popullit dhe jo e klaneve apo subjekteve politike që e përdorin për interesa partiake. Presheva.AL