Lajme
Stevanoviq: Serbia ka një ekonomi më të mirë, për Bujanoc e Preshevë duhet punë e përbashkët (video)
Në një intervistë ekskluzive Dragan Stevanoviq, sekretar shtetëror pranë Ministrisë së Ekonomisë në qeverinë e Serbisë, thotë për Portalin Informativ Titulli.com se nuk di për një përvojë të atillë që shteti ka penguar privatizimin e ndërmarrjeve nga ana e shqiptarëve.
Në këtë intervistë Stevanoviq flet për gjendjen ekonomike në Serbi, në veçanti në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, për privatizimin e ndërmarrjeve, bashkëpunimin me këto komuna, si dhe për interesimin e investitorëve të huaj për këtë rajon.
Ai gjithashtu thekson edhe mbështetjen që ofron Ministria e ekonomisë për pushtetet lokale dhe ndërmarrësit në drejtim të zhvillimit ekonomik.