Të korruptuarit MASIVË në Luginë të Preshevës
Lugina e Preshevës mbetet ende peng e së kaluarës të frikësuar si gjithnjë. Liria e shprehjes mbetet ende nën grada zero ‘0’, kështu duke transformu edhe shoqërinë në një rrugë krejtësisht “çorre”.
Sigurisht, rinia duhet të aktivizohet në politikë, por qasja është tërësisht e gabuar dhe e degraduar (për të mos thënë të KORRUPTUAR, duke harruar MISIONIN E TYRE, vetëm për ta pasuruar vetën e tyre). Rinia në asnjë mënyrë mos të mbetet viktim e vendim marrjes nga dora e fshehur.
Ata, që sakrifikuan për të drejtat e minoritetit shqiptarë në Preshevë që nga vitet 81′, 91, dhe 2000-2001, sot nuk gjendën në politikëbërje, janë të heshtur ose kanë dhënë jetët e tyre për këtë komb. IDEALI i tyre e përfshinte çdo qytetarë që i thoshte vetës shqiptarë atëkohë, pavarësisht lëvizjeve tjera që dëshironin ende Jugosllavinë mbi kokën tonë. Shumë nga ta u TRADHËTUAN për ditët e tyre që po jetojnë sot. Andaj, mos keni frikë, çdo informacion sot kushton në dobi të popullit, kurse këta që na varfëruan të denohen nëpër gjykata Sërbe mbasi ne nuk e kemi mi gjyku. Mos qëndroni të fshehur kur thuani se na tradhëtuan dhe u korruptuan. Le t’ju kërcnojnë e denoncojnë se ska pushtet që ju dënon. Të ndahet mjalti prej krypës, njëherë e mirë.
Janë transformuar në të korruptuar MASIVË, duke përdorë të njejtat lojëra të asaj kohe. Akuzojnë njëri-tjetrin pa kurrfarë turpi, kurse, në ndeja private bashkarisht mbushin xhepat. Na varfëruan më shumë se çdo regjion që gjendet për rreth nesh. Nuk ka të drejt asnjë politikanë të thot se 17 vitet e fundit kanë dhënë për këtë popull. Të dështuar totalisht, duke i ditur dështimet e tyre, u transformuan në dhelpra/hajna MASIVË me moton: “O sot o kurr!”.
A e mbani mend dikush kur është bërë protest KUNDËR KORRUPSIONIT DHE VARFËRISË? Pse një të vetme nuk ka pasë nga shoqërite civile të drejtave të njeriut! Përgjigja na kthen tek titulli: TË KORRUPTUARIT MASIVË!
Andaj, flisni lirshëm, këtë mundësi që nuk e kemi pasur, s’paku sot e kemi! Mos u fshihuni, thuaje atë që frikohesh ta bësh, si qytetarë civil, administrativ, qofshin edhe ata politikanët e penzioneve, kshilltarë etj. Kështu edhe pjesës tjetër do ti jepni një dritë jeshile që të jemi të njëzëshëm. Deri sa NE si shoqëri civile i’u japim mundësi për të na mëkëmbur, mos prisni që lidershipi do te ndryshoj(pa dallim partie).
PËRNDRYSHE, E ARDHMJA ËSHTË EDHE MË E ERRËT!