Lajme

Zgjedhjet në Preshevë qytetarët ankesa për listat zgjedhore

Në qytetin e Preshevës sot janë hapur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, raporton Presheva.AL

Procesi i sotëm i votimit u realizua deri tani pa asnjë incident, por në shumë vendvotime në qytet qytetarët për Portalin Presheva.AL u ankuan se shumë prej tyre nuk i gjetën emrat në listat zgjedhore, për këtë qytetatarët thanë se po u shkelet e drejta e tyre.

“Unë kam prit një orë deri sa erdha tek lista dhe kur erdha këtu nuk munda ta gjej emrin tim në këtë list edhe pse përmes internetit kam verifikuar se jam në listë por sot ndodhi e kundërta, tha për Presheva.AL A.A nga Presheva.

E disa qytetar të tjerë po thonë se këto probleme po shfaqën dhe janë të qëllimshme dhe tendencioze. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button