Lajme

Zukorliq, paraqiti Listën “Për pajtim” në Preshevë

Në amfiteatrin e Radiotelevizionit të Preshevës, bartësi i Listës “Për pajtim” Muamer Zukorliq, prezantoi programin e tij elektoral. Ai, në këtë rast u tha qytetarëve të Preshevës se si bartës i Listës për zgjedhjet e ardhshme do të përfaqësoj si interesat e boshnjakëve, ashtu edhe të shqiptarëve. Gjithashtu, Zukorliq, u falënderua qytetarëve për besimin e dhënë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ku kishte marrë mbi 3000 vota si kandidat për president.

Muamer Zukorlic Presheve

“Unë nuk lutem për vota, nuk vjedh vota dhe nuk e poshtëroj veten për vota. Nëse më jepni besimin dhe nëse në numër të madh votoni për mua, unë do ta kem më të vështirë ndërsa ju më lehtë”- theksoi Zukorliq dhe shtoi se në cilin do rast do të ngrit zërin për shqiptarët e Preshevës, por nëse merr një numër të konsiderueshëm votash nga votuesit e Luginës së Preshevës, atëherë do ta ketë obligim më të madh dhe legjitimitet më të madh për ti mbrojtur të drejtat e tyre.

Zukorliq, tha që do të kërkoj që të lejohet hapja e pikëkalimit kufitar me Maqedoninë tek pikëkalimi Miratoc-Llojan, kufi që ndan dy fshatra shqiptare, sepse ky edhe është qëllimi i BE-së. Ai, ftoi qytetarët e Preshevës, që ti drejtohen atij për cilindo problem, duke theksuar konceptin të cilin e ofron për pajtim dhe stabilizim të marrëdhënieve ndërmjet popujve.

“Pajtimi është kusht për mbijetesë dhe kushti i energjisë me të cilën duhet të shkojmë përpara” tha Zukorliq.

Në fund, Zukorliq iu falënderua të gjithë të pranishmëve me porosinë që të votojnë për ata të cilëve edhe fëmijët do tua besonin për tua ruajtur, përfundoi Zukorliq dhe me këtë rast ai bëri edhe shpërndarjen e programit të partisë së tij.

Ndërsa kryetari i organizatës jo qeveritare  Qendra për Hulumtim dhe Monitorim Kujtim Sadriu, fillimisht falënderoi qytetarët për pjesëmarrje dhe për respektin që treguan për z. Muamer Zurkoliq.  Arsyeja që mbështeta Listën për pajtim është që t’i tregojmë botës se ne shtrim dorën e pajtimit, por ne kur shtrim dorën e pajtimi atëherë shteti ku jetojmë duhet të jetë i gatshëm që të na mundësoj tekstet mësimore në gjuhën shqipe, të na kyç në gjitha organet shtetërore, të na hap kufijtë të jemi të lirë mes shteteve fqinje e kështu me radhë.

Duke vazhduar ai fajësoi edhe bashkimin Europian se po luan me dy standarde si është e mundur dikush të gëzoj republikë e dikush bashkësi të komunave ndërsa shqiptarë e Luginës së Preshevës dhe boshnjakët e Sanxhakut nuk gëzojnë edhe më të voglën të drejtë. Ne nuk jemi kundër aty që morë më shumë të drejta por pse Evropa ne nuk po na trajton njësoj.

Për fund, falënderoi edhe të pranishmi nga shumë subjekte politike të cilën dëgjuar programin pavarësisht se ju a do të na votoni apo jo, Ju sot treguat se në Preshevë ka filluar demokracia.

Por, me gjithë ate Ju ftoj që më 24 prill të votoni numrin 8 Listën Muamer Zurkoliq “PËR PAJTIM”.

Related Articles

Back to top button