Lajme
Alternativa për Ndryshim shënon 1 vjetorin e themelimit (Foto, Video)

Alternativa për Ndryshim sot ka shënuar një vjetorin e themelimit të saj.
Në qendër të Preshevës me një koktej rasti gjatë ditës së sotme është shënuar 1 vjetori i themelimit të partis më të re në Komunën e Preshevës Alternativa për Ndryshim.
Me këtë rast para të pranishmëve foli Shqiprim Arifi, kryetari i APN-së i cili tha se sot ka qenë dita e parë si kryetar i komunës dhe sot festojmë një vjetorin e themelimit të Alternativës për Ndryshim.
Në cilësin e kryetarit të partis ai falemnderoj të gjithë perkrahësit e APN-së për mbështetjen në një kohë e cila ka kërkuar një guxim për të marrë një iniciativë të tillë. /Presheva.AL/





