Lajme
Arifi nis ditën e parë si kryetar i Preshevës (Foto)

Kryetari i ri i Preshevës, Shqiprim Arifi, sot ka nisur ditën e parë të punës në krye të komunës së bashku me stafin e tij.
Siç mëson Presheva.AL Kryetari Arifi së bashku me stafin e tij dhe kryesinë ka pritur punëtorët e komunës në hyrje duke i ofruar lëngje dhe ëmbëlsira me rastin e fillimit të punës si kryetar i Preshevës.
Kryetari i Preshevës pas marrjes së detyrës zyrtarisht është zotuar se do ta zbatoj plan programin e shpalosur gjatë fushatës parazgjedhore.
Do të jem kryetarë i të gjithëve dhe në shërbim të qytetarëve. Nuk do të ndihem i priviligjuar për postin e marur sepse nuk do të tentoj të jem sundues i popullatës por vetëm në shërbim të popullatës. Zhvillimi ekonomik do të jetë sfera kryesore që do të ndjekim në 4 vitet e ardhshme.
