Po të ishte vetëm muajt e fundit do tia bënim hallall këtë pluhur, propagandë, nxitje të urrejtjes e qëllimeve dashakeqe të strukturave pritëse e formuese të organizatave fetare që veprojnë tek ne (Bashkësive Islame).
Në mungesë të transparencës gjatë zgjedhjeve në gjitha nivelet e këtyre institucioneve mjaft të rëndësishme për qytetarët e komunës tonë, burimet e vetme të informacionit i marrim nga portalet informative dhe ato varësisht nga qasja që dëshirojnë ti japin na servojnë edhe realitetin.
Nga ato pak kontakte që kam zhvilluar me disa klerik fetar apo drejtues të xhamive në Presheve kam marr pergjigjen se unë nuk e di, nuk jam unë me ta, valla xhemati apo këshilli xhamisë ka vendos une se di s’perzina une.
Keso lloj përgjigjesh merr zakonisht kur ti pyetësh se çka po ndodh me zgjedhjet e strukturave në Bashkësin Islame në Preshevë. Tollovija e ka zanafillën para thuajse tashmë një dekade.
Po cila është dalja nga kjo situatë ngërrçi në këtë institucion mjaft domethënës për qytetarët e besimit Islam te ne.
Mendoj që si udhëheqës i Bashkësisë Islame të përbashkët për mandatin e ardhshëm të zgjidhet një person jo klerik jo hoxhë por që aplikon ritet fetare. Pra, ky person të jetë menaxher i mirë dhe njeri që është i rrespektueshem dhe i pranueshem pas besimit qe do ta merr me vota te fshehta në kuvendin e e përbashkët të të gjitha këshillave të xhamive të komunës tonë.
Pse jo, hoxhallarët ta bëjnë punën e tyre, ndërsa menaxheri punën e vet.
Deri tani bazuar në disa deklarime të atyre që janë zgjedhur apo shkarkuar, ngjasojnë me ato të pasluftës së dytë botërore kur duhej të rreshtoheshe ose je me Ballistët e krahut të djathtë apo me komunistet e krahut të majt. Nuk kishte tjetër nëse nuk je me ne je kundër nesh nuk egzistonin ata neutralët apo realet.
Shkruan: Shkelzen Limani
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Presheva.AL