Lajme

Banorët e rrugës së Gjilanit në Bujanoc humbin durimin për shkak të stërzgjatjes së punimeve

Qytetarët e Bujanocit humbin durimin për shkak të stërzgjatjes së punimeve në rrugën magjistrale që shkon për Gjilan, ata detyrohen të deponojnë materialin ndërtimor në pjesën e rrugës që po riparohet.

Pushteti tashmë në largim nuk pati më vullnet për ti intensifikuar punimet, pavarsisht rezultateve të zgjedhjeve me qëllim që të mos vuajnë qytetarët.

Banorët që gjenden përskaj kësaj rruge për Presheva.AL u ankuan për shkak të pluhrit të madh që iu hyn nëpër shtëpitë e tyre me rastin e kalimit të autmojeteve.

Punimet në riparimin e kësaj rruge kanë filluar që në fillim të sezonit të ndërtimit, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Banorët po shpresojnë se udhëheqësia e re të jetë më e përgjegjshme ndaj qytetarëve, për të mos luajtur me ndjenjat e tyre, që investimet kapitale t’i bëjnë vetëm në kohë fushate parazgjedhore, në këmbim të votave. / PRESHEVA.AL /

Related Articles

Back to top button