Bisedimet me Beogradin të rëndësishme për tejkalimin e krizës në Luginë (Video)
Kryetari i sapozgjedhur në Komunën e Bujanocit, Shaip Kamberi, duke përshkruar gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si tejet të rëndë, ka kërkuar që të nisin biseda të reja me Qeverinë në Beograd për tejkalimin e kësaj situate.
Zgjedhjet e fundit sipas Kamberit, kanë arrit që të eliminojnë ngërçin politik që bllokonte bashkëpunimin në mes të deputetëve shqiptarë dhe kryetarëve të komunave dhe deputetëve e përfaqësuesve të Këshillit Kombëtarë, shkruan Titulli.com
“Tani është koha që të vie në shprehje një unitet më i madh karshi shumë çështjeve të rëndësishme që presin zgjidhje”, është shprehur Kamberi.
Në Bujanoc janë zgjedhur organet e reja të pushtetit lokal ndëtrsa në Preshevë pritet që gjatë javës së ardhme të konstituohet Kuvendi gjithashtu shqiptarët do të përfaqësohen më një ulëse edhe në parlamentin e Serbisë./B.Rexhepi/Tituli.com/