Bujku grek ua prishë tendat emigrantëve me traktor (Video)
Një fermer grek në kampin e Idomenit ka shkatërruar tendat që refugjatët ngritën në tokën e tij.
Duke pranuar se duhej të përgatiste tokën për bagëtitë e tij, Lazaros Oulis lëroi tokën teksa dhjetra emigrantë qëndronin duke parë.
Video tregon momentin se si ai hedh tendat e tyre me traktor, derisa ndalohet nga policia, transmeton oranews.
“Duhet të lëroj fushën time. Jo fushën e dikut tjetër, timen!! Kam një biznes me 70-80 viça, dua të prodhoj ushqim për ta sepse financiarisht nuk mund ta përballoj më”- shprehet ai për Daily Mail.
“Nuk kam asnjë problem me familjet e refugjatëve, aspak. Unë mund të kisha qënë në vendin e tyre. Por kam gjithashtu detyrime”- shton Oulis.
Megjithëse shumë emigrantë u prekën nga incidenti, disa treguan mirëkuptim për situatën.
“Ai ka të drejtë sepse është toka e tij. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjmë,ky nuk është vendi jonë. Kjo nuk është toka jonë,”- thotë 32 vjeçari nga Siria, Reshal Hamdo.
Pavarësisht mbylljes së kufirit Greko-Maqedonas, 11 njerëz strehoen në Idomenit, dikur një kamp tranzit.
https://youtu.be/yrIRai2ucTM