Lajme

Çfarë kuptimi ka fjala Arnavud? Pse Osmanlinjët thonin Arnavud?

Të gjithëve u intereson kuptimi i vertetë i fjalës ”ARNAVUD”. Edhe pse dihet prejardhja e shumë fjalëve, akoma ekzistojnë fjalë për të cilat nuk kemi shumë informacione.

Sami Frashëri në enciklopedinë të titulluar Kamusu‘l- Alam të botuar në vitin 1306/1889 në 6 vëllime. Në artikullin Arbanja ku zenë vend edhe artikulli Arnavut – shqipëtar (I:143-49) dhe artikullin Shqipëria (I:149-53) jep këto shpjegime: “Arbania apo Arbëria; është emri i shqipërisë i emruar nga vetë shqiptarët: Arbanja dhe Toskët : kurse shqiptohet si Arbëria. Fjala Albania që përdoret nga europianët është marur nga fjala Arbëria. Duke pasë parasyshë që Romakët nuk mundë ta shqiptonin shkronjën B ata e shqiptonin Arvania kurse popullin Arvanitët. Arsyja e marrjes së emrit Arban ; Ar shqip fushë pjellore, kurse Ban nga Frengjishtja “konstruktiv, zotri, efendi, pronar” pra sipas kësaj teorie emri Arban don të thot bujk. Ngase në kontinentin europian dihet se bujqësinë e sollën fisi Arian dhe është mëse e vërtetë se shqiptarët janë në të vjetrit e këtij fisi. Edhe Maks Muller dëshmon se fjala Ar edhe në gjuhët tjera të vjetra të fiseve Ariane e ka kuptimin Arë. Duke pasë parasyshë te shqiptimi i Toskëve zanorja ”a” dhe shkronja ”n” u shëndrrua në shkronjën ”r” emri Arbani u shëndrrua në Arbër ”Arbereshët”në Itali kan ardhur.

Nëse kthehemi në temën tonë dhe pse Osmanlinjët e përdorën fjalën ”ARNAVUD” apo në shkrimet Osmane si ”ARNABUD” dhe me çfarë kuptimi u përdor. Pra fjala ARNAVUD Trimëritë e ushtarëve tanë nëpër luftra dhe për shkak të superioritetit të jeniçerëve. Nga arabishtja ” ARUN LENA EN-NEUD ” Shqip ”Kthimi është i yni, ngjitemi”. Pra heroizmi, trimëria dhe kembëngulsia e treguar e LUFTËTARVE ARNAVUT (Luftëtarëve shqipëtar) është parë i arsyeshëm ky kuptim ARNAVUT- I vendosur, trim, këmbëngulës. Shkuarja në luftë jo për tu kthyer por për të rënë dëshmor edhe duke u shtyrë mesveti, sikur të ishte lufta e tyre e fundit dhe vendosmëria për sakrificat edhe më të frikshme sy pa trembur, patën merituar të quhen ARNAVUD.

Përktheu dhe përshtati Ibrahim Rustemi Orientalist.
BURIMET : Şemsettin SAMİ, Kamûsüʾl A’lâm,Mihran Matbaası, 1896
: ALİ KEMAL , MAKALELER , Yay Kitabevi, İstanbul 1997, s. 114.

Related Articles

Back to top button