Lajme

Çitaku reagon ndaj deklarimeve të Daçiqit

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve serbë në lidhje me pranimin e Kosovës në UEFA.

Çitaku në një postim në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka deklaruar se deklarimet e tilla janë një shkallë e lartë e urrejtjes kundër Kosovës.

Sipas Çitakut vendimi i sotëm në Budapest ka qenë sportiv dhe jo politik sa që të reagojnë zyrtarët serbë.

Postimi i plotë i Çitakut:

Deklarimet e qeveritareve nga Beogradi flasin per nje shkalle te larte te urrejtjes patologjike kunder Kosoves .

Nuk behet fjale vetem per mosnjohje ne nivel politik. Deklarimet si keto flasin qarte per nje klase politike e cila teresisht mohon realitetin politik dhe juridik ne Kosove, dhe per me teper, keto deklarime flasin per nje lloj averzioni te paimagjinueshem qe kjo klase politike në Beograd ushqen kunder shqiptareve te Kosoves.

Keta njerez as qe mund te imagjinojne qe ne, shqiptaret e Kosoves, qe vazhdimisht jemi trajtuar si qytetare te rendit te dyte, tani do te jemi te barabarte me ta në UEFA. Sa per keqardhje. Sa e papranueshme . Vetem urrejtja patologjike e shpejgon reagimin e instancave me te larta në Beograd kundrejt nje vendimi teresisht sportiv dhe në esence jo politik qe sot u miratua në Budapest.

Related Articles

Back to top button