Lajme
E hëna nis me temperatura të larta

Mëngjesi i së hënës në qytet ka nisur me temperatura të larta, të cilat po shoqërohen me rreze dielli.
E mot i ngjashëm do të ketë deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja pritet të ketë edhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.
Nga e enjtja vranësirat do të shoqërohen edhe riga lokale shiu, ku temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehtë, nga 23-25 gradë Celsius.