Ekskluzive: Pas orës 13-të do të hidhet në votim emërimi i Shqiprim Arifit për kryetar komune
Në seancën konstituive do të zgjidhet edhe kryetari i Preshevës, diku rreth orës 13-të do të bëhet një pauzë prej 30 minutash dhe më pas do të hidhet në votim edhe emërimi i Shqiprim Arfiti për kryetar komune.
Megjithat ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë se opozita, a do të qëndroj në kuvend apo do të bojkotoj seancën e nesërme.
Pjesë e kuvendit të ri nuk do jenë, GQ.Rilindja Demokratike –Dr.Ramiz Latifi , Koalicioni Lista e përbashkët serbe – Serbia fiton dhe Partia e pensionistëve të bashkuar – Dr.Branislav Manasijevic, të cilët në këto zgjedhje nuk kanë srritur të kalojnë pragun zgjedhorë prej 5 %.
Në opozitë do të jenë Pdsh me 14 këshilltarë, Bdl 2 dhe Udsh me 1 këshilltarë.
Pozita do të ketë shumicën prej 21 këshilltarëve, ndërsa kuvendi komunal Preshevë ka 38 ulëse.
Në bazë të marrëveshjes APN –PVD , posti i kryetarit do të takoj Alternativë për ndryshim , me kryetar Shqiprim Arifi.