Lajme
“Gurt e Buajve” aty ku Ridvan Qazimi la amanetin e fundit
Në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit” qytetarët sot kanë bërë homazhe tek vendi i rënies së Ridvan Qazimit, i cili është vrarë më 24 Maj mbi fshatin Tërnoc pikërisht në vendin “Gurët e Bujve”.
Përfaqësues të bashkësisë lokale, qeverisjes lokale në Bujanoc, familjarë dhe ish bashkëluftëtarë morën pjesë në marshin paqësorë nga stadiumi i fshatit deri tek vendi i vrasjes.
Vrasja e Ridvan Qazimi akoma mbetet një nga misteret e mëdha që përecjellë rajonin e Luginës së Preshevë për shumë kohë.
Manifestimi qendror mbahet të Mërkurën (25 Maj) në orën 15:00h në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc./Titulli.com/