Hapja e zyrës së BE-së në Gjilan për bashkëpunim ndërkufitarë
Shkruan Refik Hasani
Hapja në Gjilan e zyrës së sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Komunën e Kumanovës duhet përshëndetur. Nën patronatin e instancave dhe mekanizmave të BE-së duke aktivizuar edhe dy minisitrit përkatëse të Maqedonisë dhe Kosovës u arrit që më në fundë të kuptohet rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë.
Kosova-Maqedonia-Serbia, të tri shtetet e kan një synim të përbashkët të integrohen në BE, duke rikrijuar lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale ku vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin Komunal. Bashkëpunimi ndërkufitarë është më se i domosdoshëm të fillohet sa më par, pasi ndërvarësia gjeografike , mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike jan parametra që duhet bashkëpunur në mesë Komunave kufitare. Bashkëpunimi do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Medvegjën, Kumanovës dhe Likovën. Përfitimet jan, si në: Bujqësi, turizëm, infrstrukturë, tregu i punës, ambient, trashigimi kulturore, shërbime publike,shëndetësi, edukim, udhëheqja e përbashkët dhe partneriteti në projekte dhe program të interesit të përbashkët në trekëndëshin kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë.Prandaj
Për ta vizituar sot këtë zyë në Gjilan të sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar më shtyri që vërtet Anamorava të jetë bartëse e projekteve në realizimin përfitimeve të lokaliteteve,vendbanimeve dhe komunave e rajoneve të përbashkëta. Arritja e objektivave përmesë mbajtjes së tryezave të rrumbulakta me tema që qojn në lehtësira në bashëkëpunim të moduleve, trajnimeve, evenimeteve dhe organizimit të hulumtimeve deri në konferenca ndërkomunale dhe të Rajoneve kufitare. Presim që pasi Kosova është anëtare e marrëveshjes të CEFTA-s dhe përfiton nga preferencave tregatre ATP me BE-në dhe që nga janari 2007 e tutje, Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit (IPA) zëvendëson një varg programesh të Bashkimit Europian dhe instrumenteve financiare për shtetet kandidate apo shtetet kandidate potenciale që tani jan jo vetëm Kosova,Maqedonia, Serbia por edhe Shqipëria e Mali i Zi. Kjo zyrë tani vetëm për bashëkpunim ndërkufitarë në mesë të Maqedonisë dhe Kosovës shumë shpejt të fillon bashëkpunimin edhe të Gjilanit me Preshevën dhe Bujanocin për grande e programe të IPA I dhe , IPA II , do të fillon një kapitull dhe frymë e re që do të mbulon periudhat e dekadave të ardhshëm.
10 Maj 2016
Autori, i diplomuar në MASTER shkencor në Universitetin ,,Hasan Prishtina’’, ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit në legjislaturën 2009-2013, që e ngriti,disktutoi dhe arsyetoi propozimin për formimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitar dhe që është miratuar në seancën e rregulltë të datës 27 qershor 2013.