Lajme
Haradinaj bashkë me kryetarin e Preshevës dhe ish kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafën e PDK-së (Foto)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e ri të Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ish kryetarin e Gjilanit që vije nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafa.
Duket se takimi ka ndodhur diku në rrethinën e Gjilanit dhe Haradinaj ka qenë i ftuar në një aheng, transmeton Indeksonline.
Në këtë mbrëmje, që të tre politikanët duken të relaksuar dhe se gjithçka ka shkuar në frymën e shoqërisë.
Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i ri i Preshevës pas koalicionit me partinë e Riza Halimit, duke e quar në opozitë pas shumë vjetësh, Ragmi Mustafën.