Lajme
Ja kur do të mbahet seanca konstituive në Preshevë dhe cili është rendi i ditës

Seanca konstituive e kuvendit komunal të Komunës së Preshevës do të mbahet më datë 27.05.2016 (e premte) duke filluar nga ora 10:00.
Gjatë kësaj seance janë paraparë të shqyrtohen 6 pika të rendit të ditës, transmeton Presheva.AL
Ja rendi i ditës:
- Raporti i Komisionit komunal zgjedhor.
- Zgjedhja e Komisionit verifikues.
- Raporti i Komisionit verifikues dhe verifikimi i mandateve të këshilltarëve të posazgjedhur
- Dhënia e deklaratave solemne të këshilltarëve të porsazgjedhur.
- Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.
- Emërimi i Sekretarit të Kuvendit.