Lajme

Jonuz Musliu përsëri Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit

Në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Bujanocit të mbajtur më 16 maj zyrtarisht rizgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal z. Jonuz Musliu, si dhe shkarkohet sekretari i Kuvendit Komunal Emerllah Luftiu dhe emërohet si sekretar i ri Selami Mustafa.

Kryetari i asambles komunale të Bujanocit z. Jonuz Musliu, ka falemderuar spari elektoratin për votën e dhënë si dhe këshilltarët për besimin e dhënë si kryetar i Kuvendit Komunal, Musliu ftoj gjith këshilltarët pa dallim partie apo feje për bashkpunim për një jetë më të mirë të qytetarëve si dhe për një të ardhëme europiane. Musliu për kryetar të Kuvendit Komunal ka fituar besimin e 24 asambleistëve, gjat votimit nuk mori pjes Partia Demokratike duke lëshuar sallën para fillimit të votimit.

Ndërsa Sekretar i Kuvendit Komunal z. Emerllah Lutfiu është shkarkuar nga funksioni i sekretarit dhe është emëruar sekretari i ri i Kuvendit juristi Selami Mustafa.

Related Articles

Back to top button