Lajme

Këto janë afatet ligjore për konsitituimin e kuvendeve komunale në Preshevë e Bujanoc

Afati ligjorë për ankesa ndaj procesit zgjedhorë të mbajtur më 24 prill, në Luginën e Preshevës ka përfunduar.

Sipas përfaqëesuesve të Komisioneve Komunale Zgjedhore rezultatet tashmë të shpallura peliminare, komisioent do t`i zyrtarizojnë pas festës.

Sipas Zeqirja Miftarit, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë afati ligjorë për konstituimin e Kuvendit Komunal është dhjetë ditë pas shpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore.

“Zgjedhja e kryetarit dhe sekretarit të Kuvendit, është e mjaftueshme për konstituim të Kuvendit Komunal. Këtë seancë, mund ta organziojë përbërja e kaluar apo këshilltari më i vjetër i përbërjes së re”, tha ai.

Ndërkohë,subjeketet politike tashmë kanë filluar negociatat për formimin e koalicioneve të mundëshme për udhëheqjen e pushteteve lokale në dy komunat me shumicë shqiptare të Luginës.

Në Preshevë, subjekti i dytë fitues i zgjedhjeve Alternativa për Ndryshime dhe Partia për Veprim Demokratik, janë në fazën e definimit të marrëveshjes për koalicion qeverisëës, derisa në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik është në fazën e konsultimeve me subjektet e atjeshme politike./RTK-B.Rexhepi/

Related Articles

Back to top button