Në Rahovicë është mbajtur Krosi Tradicional “Rahovica 2016”, nën organizimin e Bashkësisë Lokale. Garat ashtu si edhe viteve të kaluara janë mbajtur si për gjinin mashkullore ashtu edhe për atë femrore, raporton Presheva.AL
Në diciplinën 200 metra tek femrat vendin e parë e zuri Edira Latifi nga Corrotica, të dytin Ermelinda Pajazit nga Miratoci dhe të tretin Edita Nuredini nga Rahovica.
Në 300 metra më e shpejtë ishte Arzana Sylejmani nga Të, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë u renditën Ajna Mehmeti dhe Flamure Shabani që të dyja nga Miratoca. Besa Asllani nga Zhunica ishte fituese e vrapimit në 500 metra Edona Ademi dhe Haxhere Bektashi u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.
Në 800 metra më e shpejtë tek femrat ishte Arianita Ibrahimi nga Rahovica, ndërsa pas saj u renditën Avdije Ibrahimi dhe Arziane Isahu nga Lerani.
Nehat Rexhepi nga Miratoca, Astrit Bilalli nga Lerani dhe Shkëlqim Ibrahimi nga Rahovica, ishin më të shpejtë në 200 metra për meshkujt.
Në diciplinën e 300 metrave triumfoi Edon Jahiu nga Lerani, kurse pas tij ishin Labinot Jashari nga Miratoca dhe Leart Rexhepi nga Rahovica.
Në diciplinën e 500 metrave triumfoi Kujtim Mehmeti nga Miratoca vendin e parë, Yllzan Ramadani poashtu nga Miratoca vendin e dytë dhe vendin e tretë Edon Ismaili nga Rainca.
Në 1500 metra i pari u rradhit Jeton Rexhepi nga Rahovica, vendin e dyte Florentin Mustafa dhe vendin e trete Alban Selimi nga Rahovica. /Presheva.AL/