Lajme

Kuvendi Komunal i Preshevës për 4 vitet e ardhshme do të udhëheqet nga 3 femra

Në seancën konstituive në Komunën e Preshevës janë emëruar mandatet e 38 këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 24 prillit, si kryetare e kuvendit u propozua dhe u zgjodh Ardita Sinani.

Pas zgjedhjes së Ardita Sinanit e cila është femra e parë si kryetare e këtij kuvendi, u emërua edhe femra e dytë në postin e zëvendës kryetares së kuvendit Nezaqete Isahu.

Shumica e qeverisjes së re që përbëhet nga APN dhe PVD kanë emruar edhe sekretaren e këti kuvendi Komunal e cila poashtu është femër Hidajete Hyseni. / Presheva.AL /

Related Articles

Back to top button