Lokalet e Bashkësisë Islame mbyllen, zgjedhjet mbahen në xhami (Video)
Njoftojmë opinionin publik se sot më 31. 05. 2016 (ditë e martë), u mbajtën zgjedhjet e shpallura më herët nga Bashkësia Islame e Kosovës për Këshill të Bashkësisë Islame në Preshevë.
Zgjedhjet u mbajtën në Xhaminë e Re afër Medresesë, sepse lokalet e Bashkësisë Islame të uzurpuara nga Fikret Limani i vetëshpallur Myfti i Bashkësisë Islame të Preshevës ishin të mbyllura. Në pajtim me kodeksin moral të porosive islame dhe uljes së tensionit, në konsultim edhe me anëtarin e BIK – ut në cilësinë e vëzhguesit z. Ilmi Krasniqi, për mos të provokuar ndonjë situatë të pa dëshiruar u vendos që zgjedhjet të mbahen në ambientet e Xhamisë së Re në Preshevë, pasi u vërtetuam se dyert e hyrjes ishin të mbyllura.
U konfirmua pjesëmarrja e 45 delegatëve nga 15 xhami, ndërsa xhamia e 16, nga Caravajka u përfaqësua vetëm nga këshilltarët e xhamisë pa imamin.
Anëtarë të Komisionit zgjedhorë u zgjodhën:
Mentor Nuhiu – kryetarë
Abdulsamet Rahimi – anëtarë,
Jetmir Selmani – anëtarë.
Propozues të Listës Kandiduese u zgjodhën:
Abedin Limani
Adnan Aliu
Lista Kandiduese u plotësua nga 21 kandidatë. Nga kjo listë u votuan 9 prej tyre për anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.
Përbërja e re e anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame pas votimit në mënyrë të lirshëm dhe demokratike është si më poshtë:
1. Nexhmedin Ademi 38 vota
2. Sevdail Jakupi 38 vota
3. Adnan Aliu 35 vota
4. Orhan Ademi 34 vota
5. Xhemaledin Hasani 33 vota
6. Abedin Limani 31 vota
7. Abdulsamed Rahimi 24 vota
8. Bedri Jetullahu 24 vota
9. Shemsi Jashari 18 vota
Materiali zgjedhorë dhe procesverbali do t’i dërgohet Bashkësisë Islame të Kosovës e cila pasi t’i certifikoj zgjedhjet dhe anëtarët e ri në Këshillin e ri me mandat katërvjeçarë, duke e marrë parasysh edhe propozimin nga Këshilli i ri, zgjedh kryetarin e ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë po ashtu me mandat katërvjeçarë.
Njofton shërbimi për informim i Këshillit të Përkohshëm të Bashkësisë Islame të Preshevës.