Lajme

Maturantet me mbulesë po zbukurojnë panon e gjeneratës

Nxënësit e vitit të katërt edhe këtë vit sikur viteve tjera janë në pëfundim të shkollës së mesme, ata tani më nuk janë nxënës të kësaj shkolle por maturantë të Preshevës.
Ditë më parë ata kanë filluar të fotografohen sikur çdo gjeneratë tjetër para tyre, ku portali ynë ka postuar fotot e disa maturantëve.
Të gjithë të zbukuruar për të pas një kujtim të bukur nga shkolla e mesme, e sipas përcjelljes që Presheva.AL ka bërë gjatë publikimit të fotove, maturantet me mbulesë pëlqeheshin më shumë për syrin e vizitorëve të portalit.

Në këtë gjeneratë janë 4 vajza me mbulesë, ato edhe pse bartin shaminë në shkollë mbulesa aspak nuk i pengon për inkuadrim në shoqëri.

Mbulesa atyre i ka ndihmuar edhe më shum të tregoj suksese gjatë shkollimit të mesëm.
Për fund Presheva.AL i uron suksese të gjithë maturantëve në këtë vit. / PRESHEVA.AL /

 

Related Articles

Back to top button