Me birra diskutojnë problemet e rinisë së Preshevës!? (Foto)
Forumet rinore të dy subjekteve APN dhe PVD sot kanë qëndruar në ambient të hapur më saktësisht tek Penda e Rahovicës, raporton Presheva.AL
Takimi i sotëm sipas njoftimit në Facebook kishte karakter debatues dhe temë kryesore kishin problemet me të cilat përballet rinia e Preshevës.
Ata festonin dhe atë me birra dëshironin ti harronin problemet e kësaj rinie të shtypur nga pushteti lokal me vite me rradhë, ndërsa tani që këta të rinjë kanë në dorë dhe thirren se do sjellin ndryshim dhe do të shpëtojnë rininë dhe të gjithë ankohen për papunësi të madhe në vendin tonë, ata për 1 maj zgjedhin që të festojnë dhe shumë pak nga ta të protestojnë dhe ta ngrisin zërin sepse tani presim Ndryshimin dhe Shpëtimin e shumë pritur në Luginë të Preshevës.
Presheva.AL vizitoi vendin ku ishte mbajtur ky takim dhe ju sjell fotot pas përfundimit të festës ku mbeturinat i grumbulluan por i lanë aty ku festuan.
Presheva.AL vazhdojmë të jemi Zëri i Popullit.