BLIC: Presheva bën histori “bie” Mustafa pas 12 vitesh, për herë të parë një femër drejton Kuvendin
Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, u zgjodh kreytare e Kuvendit Komunal në seancën e sotme. Është hera e parë në historinë e Preshevës që një femër merr një post të tillë.
“Është një sfidë e madhe por unë detyrat e mia i kam marrë me shumë përgjegjësi të madhe. Kjo është ngjarje historike për komunën e Preshevës, por shpresoj qe edhe në rajonin tonë të ketë më shumë femra në këso pozita. Do të kryej punët në mënyrën më të mirë të mundshme për ti zgjidhur problemet e qytetarëve në Komunën e Preshevës” tha Sinani për gazetën Blic, transmeton Presheva.AL
Në seancën e sotme pas 12 viteve si kryetar i komunës së Preshevës u shkarkua Ragmi Mustafa, ndërsa kryetari i ri u zgjodh Shqiprim Arifi nga partia Alternativa për Ndryshim.
Pushteti aktual i sapo formuar është bërë falë koalicionit mes APN-së dhe PVD-së, ku PVD ka 10 ulse në kuvend dhe APN 11 ulse, ndërsa opozitë për katër vitet e ardhshme do të jetë PDSH-ja e Ragmi Mustafës, BDL-ja e Skender Destanit dhe UDSH e Rahmi Zylfiut. /Presheva.AL/