LajmeOpinione

Mes “Islamit” si simbol i “Paqes” dhe Hoxhallarëve si përçues të saj…

Shkruar nga Artan Maliqi
Shkruar nga Artan Maliqi

Të jetosh në ditët e sotit me problemet dhe hallet e ndryshme që i ndodhin vendit dhe shoqërisë sonë, me ose pa dashje do të bëhesh pjesë e atyre problemeve. Për vet faktin se cdo ditë: sheh, dëgjon dhe përballesh me mendime të ndryshme mbi “çështje” të caktuara.

Ditëve të fundit në mediat tona të shkruara dhe ato televizive vendore na u është dhënë rasti shpesh të lexojmë ose shohim debate të ndryshme rreth disa problemeve ose polemikave qe po ndodhin me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta të “Këshillit të Bashkësisë Islame” në Preshevë…

me c’rast edhe mua si individ dhe pjesë e kësaj shoqërie të vendit ku po jetojmë, mu dha rasti të ndjekë debate të ndryshme rreth kësaj “çështje”, temë e cila më shtyri të ndajë një mendim kritik dhe krejt të pavarur në këtë drejtim.

Duke u bazuar në ngjarjet dhe rrjedhat nëpër të cilat po shohim të ketë kaluar kjo “Bashkësi Islame” e cila prej kohësh është nën administrimin e (BIK-së) Bashkësisë Islame të Kosovës e që realisht askush nuk do të kishte mund ta paramendojë se një problem i tillë mund të vijë pikërisht në një “Bashkësi Fetare” apo “Institucion Fetar” ku shembull dhe mesazh përçues tek njerëzit mbi të gjitha i ka: Sjelljen, Tolerancën, Solidaritetin dhe bashkjetesën e mirë e të ndërsjelltë mes njerëzve!

Duke mos dashur të zgjatem shumë rreth problematikave të ndryshme që po ngjajnë në këtë “Bashkësi” do të doja të ndalem konkretisht në thelbin e cështjes apo pikënisjen e problemeve që për mendimin tim kanë sjellë deri tek ky mos koordinim institucional duke çuar një pjesë të hoxhallarëve në mosmarrëveshje madje edhe në përçarje mes vete dhe xhematit apo anëtarëve të Këshillit të Xhamive që funksionojnë në Luginë.

Sipas burimeve Kryeimami i (BIK) Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava në një mbledhje të thirur kohë më parë në Prishtinë ku prezent kishin qenë edhe përfaqësuesit ose delegatët tonë nga Lugina e Preshevës, më saktë edhe përfaqsuesi apo Kryeimami jonë i deritanishëm M.ef.Fikret Limani nga Presheva, ku sipas të dhënave në atë mbledhje Myftiu Tërnava mes të tjerash kishte vendosur të shprehë një keqardhje në adresë të përfaqësuesve nga Presheva duke i ftuar që “Për shkaqe të disa ndalesave administrative, konkretisht mos njohjes së vulave të Bashkësisë Islame të Kosovës në Serbi, ju ftoj që të vetorganizoheni në aspektin administrativ” Kjo deklaratë gjithmonë duke iu referuar asaj sic po e interpreton M.ef.Fikret Limani të ketë thënë Myftiu Tërnava.

Tani, edhe nëse kjo deklaratë të ketë qenë kësi soji, a do të thotë se Myftiu Tërnava përvec këtyre arsyetimeve të llojit administrativ, ju këshilloi juve i nderuar M.ef.Limani të shkëputeni plotësisht nga (BIK-ja) e të shkoni të formoni degë në Sanxhak apo Novi Pazar !?

A do të thotë kjo se..Ju i nderuar Imam tani mund të thirni në zgjedhje për një Këshill të cilin nuk ua njeh shumica prej 15 nga 26 Këshillet e përgjithshme të Xhamive në krye me Imamët e tyre !?

A do të thotë kjo se..pikërisht tani kur paska ardhur momenti per vetorganizim, ju i nderuar Imam në cilësinë e KryeImamit të deritanishëm, të ishit solidarizuar dhe të kishit ftuar gjithë Imamët për tu integruar në një “Bashkësi Islame” e cila do të ishte konform gjithë Imamëve dhe xhematit tuaj, e jo kundër vullnetit të 15 Imamëve shumicë të Luginës të cilët në mos më shumë në këto momente vendimtare janë bashkuar dhe “njëzëri” duan që ende të qëndrojnë shpirtërisht të lidhur me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të paktën në këtë kontekst të jenë pjesë e disa vendimeve qe ky Institucion prej kohësh ka participuar në funksionimin dhe zhvillimin tuaj si një “Bashkësi Islame” në reciprocitet, e lidhur me një veprimtari dhe ideologji të njejtë të një bashkëjetese fetare.

A do të thotë kjo se tani, pasi që “Ju” i nderuar Imam ef.Limani me një pjesë ose grup tjetër të Imamëve që veprojnë në Luginë vetëm se keni formuar apo jeni inkuadruar në një degë të një “Bashkësie Islame” apo “4 Muftinive” të Sanxhakut e Novi Pazarit e cila vepron në Serbi dhe tani ju keni “legjitimitetin” të ftoni lirshëm për zgjedhje të këshilleve dhe mbarëvajtje të proceseve tjera, deri sa jeni të vetëdijshëm se prapa nuk e keni vullnetin ose përkrahjen e 15 Xhamive në krye me Imamët dhe Xhematin e tyre..!
Cfarë do të thotë e gjithë kjo ? Cili është Imazhi apo mesazhi që po përcillni tek njerëzit e thjeshtë e sidomos besimtarët e fesë tonë të përbashkët Islame..!

Nëse e gjithë kjo që po ndodhë dhe po tërheq vëmendjen e të gjithëve, a mendoni se shumica e qytetarëve, besimtarëve ose praktikuesve të fesë po i shohin ose cilësojnë këto “gjeste” si: Vlera negative, kryemvetësi, interes personal ose grupor…cilësi këto që i përkasin më shumë “Politikanëve” e jo Udhëheqësve ose Prijësve Fetar të cilëve vet struktura dhe ndërgjegjja e pastër fetare nuk ua lejon një veprimtari të tillë ! Sepse jemi mësuar gjithmonë që “Islami” si “Fe” të thëret në: Paqe, Mirqenie, Tolerancë dhe Bashkjetesë fetare në harmoni me të gjithë njerëzit, e jo në “përçarje” e gjëra tjera që kanë për qëllim vetëm prishjen e mardhënieve të ndërsjellta njerëzore…!

Related Articles

Back to top button