Lajme

Mijëra kumanovarë do të protestojnë më 9 Maj para qeverisë (Foto)

Kumanova dhe kumanovarët kanë pësuar më së shumti nga skenaret antishqiptare në Maqedoni, prandaj është e kuptueshme që në këtë qytet dhe në rrethinë po mbretëron eufori e madhe para protestës që do të mbahet të hënën (9 maj) para qeverisë në Shkup.

Nga Këshilli Opozitar paralajmërojnë se nga Kumanova do të vijnë së paku 2.000 protestues, për t’i dhënë goditje fajtorëve për tradhtinë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.

Qyteti i Kumanovës është mbushur përplot me grafitë “Protestojë për drejtësi”, që janë shkruar nëpër rrugë, mure dhe nëpër ndërtesa. Atmosferë e njëjtë mbretëron edhe në komunën e Likovës.

Related Articles

Back to top button