Lajme

Mustafa: Partitë tjera përdorën metoda të numërta për vota, intervenim dhe sponzorizimin me mjete materiale (Video)

Ragmi Mustafa, kryetari i deritanishëm i komunës së Preshevës dhe lideri i PDSH gjatë një emisioni në TV Aldi ka thënë se ai ka pritë një rezultat të shenimit të fitores, rezultat ky që ka thënë se PDSH është fituese në krahasim me gjithë garuesit tjerë në Preshevë.

Ai ka thënë se parashikimi i tij se PDSH do të marrë dyfishin e votave sa do të marrë partija e dytë nuk doli sepse partitë tjera kanë përdorë metoda të numërta për të marrë votën e sidomos intervenimin e drejt përdrejt te votuesi me sponzorizimin me mjete materiale dhe PDSH nuk ishte e përgaditur për këtë situatë.

Mustafa ka thënë se opozita momentalisht është më e fuqishme për mandatin e radhës në asamblenë komunale se sa siç e kemi pozitën e proklamuar, duke thënë se opozita është shumë më e pregaditur për të gjitha proceset që i përkasin një administrimi lokal dhe kuadrot të PDSH dhe partive tjera opozitare janë skajmërisht të fuqishëm dhe njohës të mirë jo vetëm të politikës po edhe të ligjit të pushtetit vendor.

Ai ka thënë se është e paimagjinueshme dhe e papranueshme kur PDSH në ditën e para heshtjes zgjedhore tuboi në stadiumin e vogël të qytetit tuboi mbi 4000 qytetarë me të drejtë vote, të gjithë të moshave mbi 18 vjet që me një brohoritje dhe duartrokitje dhe energji shumë të madhe përmbyllëm fushatën parazgjedhore pë të qenë të gatshëm që të dielën të dilet në kutiat e votimit që dolën dhe dhanë votën. Ndërsa 1000 prej tyre kanë përcjellë nga shtëpitë e tyre me entuziazëm këtë fushatë parazgjedhore dhe në këtë drejtim të dilet një subjekt politik i cili sapo është themeluar dhe akoma nuk ka konsoliduar nëndegët tjera dhe nuk kishte në tubime e saj më shumë se 500-600 maksimalisht në tubimin e saj përmbyllës dhe të dalin 4500 vota është vërtetë për të studiuar, analizuar dhe me këtë duhet të merren autoritetet që i përkasin fushës së caktuar.

Sipas tij, kjo që ndodhi është apsolutisht e pamundur, pasi nuk ka ndodhë asnjëherë, pasi po të kishte ndodhë ndonjëherë, do të ishte në rregull.

Mustata për herë të parë publikisht ka bërë apel të rikthimit në gjirin e partisë duke thënë se ne do ti falim gabimin aksidentalisht me 24 prill ka ndodhur te ta dhe familjet e tyre të gjithë atyre mbi 1000 personave duke i dhënë votën partive tjera.

Ai ka thënë se PDSH asnjëherë nuk ka qenë donator i këshilltarëve që kanë kaluar nga parita e tij në partitë tjera, ndërsa nëse ndodh është apsolutisht demokratike ku lëvizjet e mundshme që mund të ndodhin.

Mustafa ka vlerësuar se koalicioni i PVD-së me APN është i nxituar, pasi ende nuk dihet se sa do të jetë i qëndrueshëm ky koalicion, që do të tregoj koha, duke thënë se PDSH i ka ofruar koalicion PVD-së duke i dhënë postin e kryetarit të komunës, duke i falë këtë postë PVD-së, dhe se kjo ofertë është opcionale deri në senacën konstituive të kuvendit me një garancion 4 vjeçar.

Mustafa nuk do ta dorëzoj solemnisht postin e kryetarit, duke u shprehur se po të kishte qenë fitues njëra prej partive të koalicionit do t’ia dorëzojë mandatin e kryetarit po në këtë rast PDSH ka numrin e këshilltarëve më të madh në kuvendin komunal dhe se në këtë rast do të bëhej mirësjellja dhe zbatohej kodi etik i mirësjelljes ndaj funksionerëve por këtë rast është një situatë krejt tjetër. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button