Lajme
Nagip Arifi ia dorëzon mandatin e tij zv.kryetarit të komunës Stojanqa Arsiq-it

Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka dorëzuar mandatin e tij tek zëvendës/kryetari i komunës Stojanqa Arsiq.
Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se prani-dorëzimi ishte paraparë të bëhet në ditën e sotme.
Arifi deri më tani ka udhëhequr me komunën e Bujanocit për 10 vite ndërsa partia e tij nuk është pjesë e koalicionit qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit.
Për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, Bujanocin do ta drejtojë Shaip Kamberi me partnerët e tij të qeverisjes dhe postin e kryetarit prite ta marrë brenda këtyre ditëve./Titulli.com/