Në kërkim të vitheve të mëdha…
Nga Erjona Shehu
Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Laërence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu apo Xhugu. Nga dolen gjithe keto emra me tipare te skalitura me tatoo, fillersa permanent, kirurge plastike “jabanxhinj”, qe vijne per nje dite dhe kthehen cdo nje muaj per te punuar te pataksuar, te gjithe keta ikanake nga shteti qe kerkon te ngrihet. Keto emra dhe fytyrat e tyre enden gjithandej, bejne xhiro ne postera e rubrika shoëbizi, ne televizione e portale. Jane kthyer ne qellimin e jetes se nje rinie te paqellimte, qe nuk ka te ardhme, apo me sakte e kerkon neper buze te fryra e gjokse abondante, vithe te medha e vetulla te zhgarravitura keqazi, qerpike te zgjatur e thonj te tmerrshem; sepse ne fund te fundit kjo eshte cfare shohin e cfare u ofrohet.
Ne femijerine time shihja me adhurim Xhina Lolobrixhiden dhe Sofia Loren. Merylin Monroe dhe Elizabeth Taylor ishin dy bukuri te tjera amerikane. Shihja Brigitte Bardot dhe Mirelle Matie. Krahasuar me figuren e pakuruar te “mamase komuniste”, ishin te mrekullueshme. Ndoshta prej tyre u edukova estetikisht ne konceptin tim per te bukuren. Me vone njoha Grace Kellyn e Audrey Hepburn, Juliette Binoche, Vanessa Paradise, Julia Roberts e Cindy Craëford. Perceptimi im per te bukuren mori te tjera permasa.
Sot, ndersa si mjeke dermatologe ndjehem pjese e perpjekjeve per te bukuren, jam shume e ngaterruar per ate qe vertete eshte e bukur. Ne perceptimin tim, ajo cfare kultura shqiptare e shoëbiz ofron per te bukuren, eshte vulgare.
E bukur apo seksi, e zhveshur apo e veshur, brockulla pa fund nga fytyra seksi apo fjale te mencura nga vajza te lexuara?
Nuk ka me dilema te tilla. Gjithshka eshte hedhur ne treg vetem per konsum seksual. Je me buze te trasha, vetulla tattoo, gjoks e prapanica te medha; atehere ploteson te gjitha kriteret per tu vene ne qender te vemendjes. Me ty merret media, portalet online, je VIP dhe te hapen menjehere dyert e ekraneve, qe ne fakt duhet te jene te shenjte. Nuk ka me filtra morale, parimore e mediatike. Ti del ne ekran, flet sikur gojen e ke te mbushur me qofte, shpalos injorancen dhe mungesen e kontaktit me Abetaren dhe te shohin me mijera vajza te reja, qe jane te hutuara nga mungesa e te ardhmes dhe mungesa e shembujve publike se mund t’I dilet edhe ndryshe. Ti je nje viktime e boshllikut tend, vendos edhe cmime publikisht se sa kushton nje nate me ty dhe mediat bien ne kurthin tend naiv se kane bere “zbulimin e madh mediatik” dhe papritur je ne cdo faqe reviste e gazete te printuar apo elektronike. Dhe nder te tjera te quajne edhe “te bukur” dhe shtojne numrin e viktimave ne radhet e vajzave te vogla..
Ky eshte perceptimi per “te bukuren” sot ne Shqiperi. Personalisht dhe profesionalisht ndjehem e keqardhur per kete. Po aq te keqardhur duhet te ndjehen edhe prinderit e 15 vjecareve qe “bejne” buzet fshehurazi neper kioska me nje Zot e di cfare substancash. Po aq keqardhur duhet te ndjehemi si shoqeri kur shohim se te vetmet foto te dy motrave qe i qelloi i ati e qe jetonin ne mizerje, ishin “selfie”. Vajza qe kushedi sa pale mbathje kishin ne dollapet e tyre te zbrazet, por nje “selfie” e kishin patjeter.
Nuk e di se sa jane ne numer ata qe e duan kete bukuri. Para disa netesh, ndersa po shihja Sanremon tek RAI1, mbeta e mahnitur. Dhe mu rikthye perceprimi per te bukuren.
Te jesh e bukur do te thote te jesh TI, vete, me nje rimel e me buze Rouge (te kuqe). Te jesh e embel dhe e paster. Pa te dhunuar ne pamjen qe ta ka falur Zoti modeli qe ofron showbizi. Te ndjehesh mire me buzet, me syte, me fytyren. Te luash me ngjyrat e flokeve dhe te perpiqesh te gjesh ne fytyren tende syte e nenes, mjekren e babait, mollezat e gjyshes. Dhe kur tu kthehesh pas fotove ne cellular, te shikosh qe te gjitha keto tipare kane humbur naivitetin thjesht prej viteve e jo se ca te cmeritur u bene idhujt e tu te nje moshe te dlire e te hutuar.