Lajme

Opozita (PDSH,BDL dhe UDSH) nuk njeh kryetaren e kuvendit – ata po thon se u shkel statuti i komunës

Seanca konstituive dhe seanca e rregullt ka qenë me debate dhe kritika mes këshilltarëve opozitar të PDSH, BDL dhe UDSH kundrejt partnerit të koalicionit APN, PVD.

Debati po thuajse ka përcjellur të gjithë seancën por ka filluar me rastin e propozimit të Ardita Sinanit për kryetare të kuvendit komunal nga ana e Xhelal Mehmetit.

Me këtë rast kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, menjëherë ka kërkuar nga kryetarja e kuvendit që të deklarohet , në premtimin e koalicionit se asnjë udhëheqës nuk do të ketë dy poste. Mustafa ka kërkuar nga Ardita Sinani që të deklarohet se a do të mbajë postin e përhershëm në gjimnazin Skënderbeu si profesoreshë apo në kuvendin komunal.

I zëshëm në shkeljen e statutit të komunës së Preshevës ka qenë edhe kryetari i BDL Skender Destani , i cili ka thënë se ky koalicion i cili është zotuar se do të punojë konform ligjit , sipas tij që në start ka thyer ligjin.
Sipas Destanit, emërimi i Ardita Sinanit bëhet me aktvendim. Por kjo formë thuajse u harrua, kur këshilltarët e koalicionit nisën të votojnë hapur, që sipas opozitës është cenuar e drejta e këshilltarit për të vepruar i lirë. Pas këtij momenti nga komisioni është tërhequr Telat Arifi nga radhët e PDSH-ës. Këtu edhe BDL ka lëshuar seancën.

Ndërkaq kryetari i PDSH, Ragmi Mustafa ka kërkuar që kamerat e TV të monitorojnë atë që po ndodh në kuvend, pasi sipas tij po shkelet e drejta personale e këshilltarit dhe këtë shkelje PDSH do ta procedojë në gjyqin administrativ.

Gjatë kësaj pike, opozita bojkotoj votimin e kryetares së kuvendit, me arsyen se po shkelet e drejta e votimit të këshilltarit, duke mos respektuar votimin e fshehtë.

Koalicioni më pas ka vazhduar punën e vet , ku me 20 vota PËR, asnjë votë KUNDËR dhe 1 fletëvotim i pavlefshëm Ardita Sinani u zgjodh kryetare e kuvendit komunal të Preshevë.
Ndërkaq këshilltari i UDSH, Naser Aziri ka thënë se forma e votimit të hapur ka dëshmuar mos besimin e dy partnerëve të koalicionit.

Opozita kërkojë që votimi i kryetares së kuvendit Ardita Sinani të përsëritet, por partnerët e koalicionit kanë vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës.

Ndërsa në fjalimin e saj Ardita Sinani ka falënderuar të gjithë këshilltarët për besimin e dhënë. Ajo është zotuar se do të respektojë ligjin dhe do të jetë e njëjtë për të gjithë këshilltarët.

Ajo ka thënë se postin e drejtueses së kuvendit nuk e konsideron privilegj, por përgjegjësi, duke u përpjekur që të respektoj të gjithë. /Zerilugines/

Related Articles

Back to top button