Organizata “Solidariteti” mbajti Konferencën e VI-të
Korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) mbajti Konferencën dyditore të gjashtën me rradhë. Gjatë datave 14-15 maj 2016, i tërë Korpusi i QSA-së kishte zbarkuar në qytetin e Mannheimit, për të mbajtur evenimentin e tij tradicional vjetor. Barrën kryesore në organizimin e Konferencës e kishte QSA Gjermani, si nikoqire e saj.
Në Konferencë morrën pjesë përfaqësuesit e kryesive të gjashtë Qendrave të QSA-së (Serbi / Preshevë, Maqedoni / Kumanovë, Zvicër, Gjermani, Belgjikë e Austri).
Qëllimi i konferencës ishte vlerësimi i arritjeve të të gjithë Korpusit të QSA-së brenda një viti, analiza e rezultateve, vlerësimi i situatës së përgjithshme në aspektin humanitar e social në vendet ku vepron QSA, si dhe planet për periudhën në vijim.
U vlerësuan angazhimet e secilës Qendrër më vehte, ku u vu në pah një diversitet i zhvilluar i ideve, qasjeve dhe angazhimeve. Falë angazhimit të denjë të Qendrave, QSA ka arritur të krijojë një platformë të gjerë të anëtarësisë së saj, si dhe të sigurojë organizata donatore, për të cilët QSA do të jetë partner implementues i disa projekteve dhe aktiviteteve në terren.
Konferenca përmbajti një axhendë të ngjeshur të tematikave, si dhe punëtorive (workshopeve) të cilat u trajtuan në detaje, në një frymë të lartë të bashkëpunimit dhe entuziazmit nga të gjitha Qendrat pjesëmarrëse në Konferencë.
Njëzërit u vlerësua niveli i lartë i standardeve që janë arritur në kuadër të punës së përbashkët të të gjitha Qendrave. Poashtu u evidentua që QSA gjithnjë e më shumë është është duke e marrë formën e një Organizate ndërkombëtare dhe me sukses është duke e kaluar fazën e transformimit të saj nga një Shoqatë në Organizatë.
Këtë nivel QSA-së, doemos po ia zhvillon diaspora jonë, e cila disponon me një potencial, përmes të cilit arrihet të sanohen çështje akute në shoqërinë tonë, si dhe t’u kthehet shpresa njerzve, si garancë e ekzistencës në vendlidje.
Dy ishin shtyllat kryesore për të cilat QSA ka arritur këtë nivel – profesionalizmi dhe transparenca. Këto dy shtylla shërbejnë si bazament i fortë për garantimin e qëndrueshmërisë dhe suksesit në veprimtarinë e Korpusit të QSA-së.
Nga të pranishmit u vlerësua që QSA ka ngritje konstante dhe se në të ardhmen do të vazhdojë akoma më tepër në përhapjen e idesë së solidaritetit tek të gjithë bashkëkombasit tanë, por edhe tek përfaqësuesit institucional të shteteve ku QSA vepron, si dhe më gjerë.
Si konkluzione kryesore të Konferencësdolën:
- Të vazhdojë edhe mëtej proçesi i tranzicionit nga Shoqatë në Organizatë
- Avancimi i mëtejmë i marketingut
- Integrimi i mëtejmë i gjinisë femërore dhe inicimi i Sektorit të gruas pranë Qendrave të QSA-së
Korpusi i gjerë i QSA-së falënderon të gjithë kontribuesit të cilët janë duke i mbështetur aktivitetet e QSA-së, qofshin ata persona fizik, kompani, organizata, institucione, bashkatdhetarë, pa kontributin e të cilëve nuk do të ishte e mundur të evidentohen gjithë këto arritje në solidaritet për punën humanitare.