Lajme

Arifi premtoi depolitizim të institucioneve, kthimin e dinjitetit qytetarë dhe zhvillim ekonomik

Depolitizimi i institucioneve, kthimi i dinjitetit qytetarë dhe zhvillimi ekonomik është prioritet i Shqipërim Arifit, kryetar i sapozgjedhur në Komunën e Preshevës.

Gjatë një interviste ai ka thënë se do të shfrytëzoj përvojën e fituar në vendin e lindjes së tij në Manhaim të Gjermanisë, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që ofron Presheva.

Arifi, pret që në bashkëpunim me diasporën pa anashkaluar qeverinë në Beograd të përmirësoj gjendjen ekonomike e cila është mjaftë kritike.

Bashkëpunimin me dy qeveritë shqiptare atë të Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e Shqipërisë, kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, e ka kategorizuar në dy nivele në atë vëllazëror– kombëtarë dhe në nivelin institucional.

Mandati i kryetarit të ri është katër vjeçar, ndërkohë koha e harxhimit të këtij mandati ka filluar që nga momenti i votimit në asamblenë komunale të Preshevës. Shpresat e qytetarëve tashmë janë orientuar tek përbërja e re e koalicionit udhëheqës./Baki Rexhepi-RTK/

Related Articles

Back to top button