Lajme

Shaip Kamberi zgjidhet Kryetar i Komunës së Bujanocit

Në mbledhjen e parë të kuvendit komunal të Bujanocit, menjëher pas mbledhjes konstituive të kuvendit Komunal, ku u zgjodhën organet udhëheqëse të kuvendit komunal, u votua edhe për kryetarin e komunës , zv kryetarin e komunës dhe antarëve të këshillit komunal.

Kryetar i Komunës së Bujanocit është zgjedhur me 24 vota pro, Shaip Kamberi nga Tërrnoci i Bujanocit. Kamberi në fjalimin e ti falemderoj qytetarët për besimin e dhënë.

Ndërsa zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit është rizgjedhur dr. Stojança Arsiç nga Bujanoci, ku mori 24 vota pro të këshilltarëve të kuvendit komunal.

Në të njejtën seancë u zgjodhën edhe antarët e këshillit komunal me 24 vota pro.

Related Articles

Back to top button