Lajme
Shaip Kamberi, zyrtarisht merr detyrën e re të kryetarit të komunës së Bujanocit
Shaip Kameri, i zgjedhur ditë më parë për kryetar të komunës së Bujanocit, gjatë ditës së sotme, respketivisht rreth orës 13:00, do të marrë edhe zyrtarisht pozitën e re.
Është faqja zyrtare e Partisë për Veprim Demokratiok në Bujanoc, ajo e cila e ka bërë njoftimin, se: ” Gjatë ditës së nesërme, ora 13:00, Shaip Kamberi do ta filloje detyrën e re – kryetar i Komunës së Bujanocit.”.
Megjithate, ish kryetari Nagip Arifi, nuk ka pritu që pasardhësit të tij, Shaip Kamberit t’ia dorëzoj detyrën. Ai, gjatë ditës së martë, detyrën e kryetarit të kopmunës i’a dorëzoi zv/kryetarit Stojança Arsiq, duketheksuar se ka të rezervuar një pushim në njërin nga hotelet e Ohrit.